"Ringjallja e Krishtit", në rrethe besimtarët ndoqën meshën e "pagjumësisë"

Festa e Pashkëve ka mbledhur në Shkodër e Lezhë, dy qarqet me shumicë banorësh të besimit katolikë, qindra besimtarë, që kanë ndjekur meshën e shenjtë të mesnatës, e quajtur simbolikisht edhe si mesha e pagjumësisë. Me qirinj të ndezur që simbolizojnë dritëne  përtejme, kanë pbërë urimet e ditës festive, të Pashkëve.Me meshën e mesnatës, besimtarët katolikë celën festimet e ditës së ringjalljes së krishtit.Në Shkodër, festimet nisën pak para mesnatës, ku qindra besimtarë  morën pjesë në "meshën e pagjumësisë" të drejtuar nga imzot angelo masafra, në katedralen e "Shën Shtjefnit".Në Lezhë,  besimtarët me qirinj të ndezur, simbol të dritës së përjetshme, kanë festuar ditën e pashkës në katedralen e Shën Nikollit.Mesha e shenjtë e kremtuar në katedralen Shen Nikolli të Lezhës ka qënë edhe pritësja e parë e festës së ringjalljes së Krishtit, pasi  për besimtarët katolikë, kjo ditë është momenti kulminat i krishtërimit dhe thelbi i besimit, pasi simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës.