SHBA, një person vret veten në parkun "unë i neveritshmi"
Një persona ka vrarë vetën në studiot e famshme universal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga policia vendase, e cila tha se ngjarja ka ndodhur pikërisht në parkun zbavitës të studios me seli në Los Angelos.Autoritetet deklaruan se trupi i pajetë u zbulua jo shumë larg parkut të ri, të quajtur "unë i neveritshmi". Imazhet e kapura nga lart tregojnë rrethimin e zonës me shirita të verdhë, që simbolizojnë skenën e krimit.Kanë qenë vizitorët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen, pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës në pubik rreth orë tre pasdite me orën lokale. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun që cuan këtë person të vriste veten në mes të ditës në një vend shumë të populluar dhe pikërisht në parkun "unë i neveritshmi".