Antenat e AMC, nëse nuk respektohet ligji, sanksione të forta

Në çdo apartament gjejmë antena të kompanive celulare, mes tyre edhe të AMC, të cilat nuk kanë një kontratë me qytetarët. Sipas ligjit, kompanitë celulare duhet të marrin dakortësinë e cdo qytetari banues në atë apartament për vendosjen e antenave, por situata në kryeqytet nuk është e tillë. Kjo situatë e ka detyrar komisionin e mbrojtjes nga rrezatimi  të nis nga puna që kompanitë celulare të marrin leje për vendosjen e këtyre antenave, më pas të bëhet licensimi i tyre dhe në anën tjetër të ketë sanksione të forta në  rast mos zbatimi.Situata në Tiranë është e tillë, dhjeëtra antena të kompanive celulare, mes tyre dhe AMC vendosen në tarrcat e apartamenteve pa konsultë e kontratë  të banorëve në cdo hyrje të pallateve. Sipas ligjit, këto antena vendosen me dakortësinë qytetare në një apartemant por kjo mesa duket nuk zbatohet dhe antenat vendosen gjithkund. Problemet e kësaj natyre nuk janë vetëm ligjore,  por shqetësuese për shëndetin e popullatës.Kjo situatë e ka detyruar Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimi  të nisë nga puna që kompanitë celulare të marrin leje për vendosjen e këtyre antenave, më pas të bëhet licensimi i tyre dhe në anën tjetër të ketë sanksione të forta në  rast mos zbatimi.Rustem Paci, Kreu i  Komisioni për Mbrojtjen e Rrezatimeve thotë se në ligj përcaktohet qartë edhe limitet e frekuencave.Janë përcaktuar nga komsioni 250 stacionime për vendosje të antenave por AMC duke u treguar indiferente ndaj kësaj rregullore, i ka vendosur antentat gjithkund.Komsioni për Mbrojen nga Rrezatimet që përbëhet nga 7 anëtarë ka të drejtë të raportojë në Ministrja e Inovacionit dhe Teknologjisë për shklejet e ligjit dhe më pas ky insitucion të marrë masa.Ora News pyet edhe autoritetet e shëndetit mbi pasojat që kanë këto antena në zona të banuara dhe mjekët thonë se pasojat janë që nga risku për smundjet kancerogjene, e deri të sëmundje që prekin sistemin nervor.Pyetja që shtrohet në këtë rast është kur do të zgjohen instucionet shtetërore të mbrjojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë?