AMC rinovoi liçensën duke paguar një shumë minimale
Kompania celulare AMC ka rinovuar licensën dhe këmbëngul të mbajë sekret shumën e paguar dhe kohëzgjatjen.Megjithë mos përgjigjet e AMC dhe AKEP si institucioni përgjejgës për dhënien e frekuencave që janë pronë publike, analistë të ekonomisë arrijnë të bëjnë përllogaritë se sa duhet të kishte paguar kompania AMC për rinovimin e licensës.Sipas ekspertëve AMC duhet të kishte paguar rreth 40 milionë Euro nisur nga përqindjet e fitimit vjetor në vitet e fundit.Por burimet që nuk pranojnë ta deklarojnë publikisht flasin për një pagesë që nuk i kalon 11 milion Euro.Ora News do i drejtohet edhe Ministrisë së Inovacionit për të mësuar sa të ardhura ka fituar buxheti i shtetit nga këto frekuenca publike, gjë që është dhe detyrim publik dhe nëse është vërtet më pak se pritshmëritë cilat janë arsyet që e kanë çuar shtetin shqiptar ta tolerojë me miliona dollarë të munguara në arkën e shtetit shqiptar.
AMC sipas kësaj tabele të publikuar në revistën ekonomike Monitor (ne foto lart) ka rezultuar një ndër kompanitë me normë më të lartë fitimi në vite, duke akumuluar deri në 62% në vitin 2009, për të rënë pastaj në rreth 34% në 2013-n. Nga një analizë e fitimeve në 14 vitet e fundit vihet re se fitimet kanë tejkaluar me më shumë se pesë herë vlerën prej rreth 140 milionë eurosh ./Oranews.tv/