Gëzuar Pashkët, mesazhi i Massafrës e Mirditës, në Shkodër bekohet buka

Besimtarët katolikë bëhen gati për të festuar Pashkët, ditën e "Ringjalljes së Krishtit". Në Tiranë imzot Rrok Mirdita dha mesazhin e besimit dhe shpresës për të gjithë shqiptarët, ndërsa në Shkodër, në mënyrë tradicionale në katedralen e "Shën Shtjefnit", besimtarët bekuan bukën e ditës së pashkëve.Ringjallja e Krishtit është mesazhi i besimit dhe shpresës për gjithë njerëzimin tha Imzot Rrok Mirdita ndërsa përcolli dhe mesazhin e përvitshëm të urimit për mbarë shqiptarët.Në Shkodër, besimtarët katolikë kanë bekuar ushqimin që do të shtrohet në tryezën festive të së dielës së pashkëve.ushqimi per pashketArqipeshkvi i Shkodrës, njëherësh kryetari i konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë imzot Angelo Massafra ka ndarë mesazhin e festës së Pashkëve. Një moment të veçantë ai u kushtoi të varfërve dhe familjeve që ndodhen në vështirësi në këtë prag Pashke duke përcjell edhe porosinë e atit të Shenjtë Papa Françeskut.Me mesazhin "Krishti u ngjall" Aleluja, arqipeshkëvi i Shkodres ftoi të gjithë besimtarët të bëhen pjesë e kësaj feste me lutje e gëzim.Arqipeshkëvi i Shkodrës, njëherësh kryetari i konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë imzot Angelo Massafra ka ndarë mesazhin e festës së Pashkëve. Besimtarët e Krishterë në mbarë botën festojnë këtë të dielë ngjalljen e “Jezu Krishtit” dhe arqipeshkëvi Massafra në fjalën e tij ju referua mesazhit që përcjell vdekja e tij në kryq dhe ringjallja pas 3 ditësh./Oranews.tv/