Rruga e Kombit, pas Kukësit, rrëshqitje dherash edhe në segmentet e Lezhës

Pas rrëshqitjeve të dherave në Rrugën e Kombit në afërsi të Kukësit, situata bëhet më e rëndë në zonën e Mirdites.Masivë dheu e gurësh rrezikojnë bllokimin e këtij aksi, duke rritur ndjeshëm edhe rrezikun për aksidente.Rrëshqitjet e malit kanë vënë në dyshim sigurine e levizjes së mjetëve pergjatë këtij aksi nga Rrësheni deri në Tunelin e Kalimashit.Situata është përkeqësuar pas reshjeve të pranveres, duke e kthyer në rrezik serioz vërshmin e shkëmbinjëve, që nga kilometri 8 deri në kilometrin e 41 të autostradës.Firma kontraktuese që mirëmban këtë segment rrugor, paralajmëron se nëse nuk do të ketë ndërhyrje immediate pasi rrezikohet lëvizja përgjatë Rrugës së Kombit në pjesen që përshkon Qarkun e Lezhës.Rrëshqitjet e dheut fillimisht u shfaqën 1 vit më parë kur edhe pati bllokim të Rrugës së Kombit. Fenomeni bëhet edhe më alarmant pasi aksi ëhstë gjatë gjithë kohës shumë I frekuentuar./Oranews.tv/