Mbyllen aplikimet për subvencione në bujqësi

Eshtë mbyllur sot, më 4 Prill afati i aplikimeve për përfituesit e subvencioneve në bujqësi.Sipas të dhënave paraprake fluksi dhe interesi i fermerëve aplikues rezulton të jetë disa herë më i lartë se një vit më parë. Përfituesit do të nxirren nga proçesi i informatizimit, i cili u vu në zbatim për herë të parë këtë vit nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si forma më e re bashkohore e klasifikimit.Përmes këtij sistemi kompjuterik synohet të rritet transparenca për vlerësimin e projekteve dhe të eleminohet korrupsioni duke rikthyer besimin se dhënia e subvencioneve jepet realisht në bazë të meritës.Sipas ekspertëve të AZHBR-se, deri tani dokumentet janë vlerësuar nga stafi i Agjencisë, ndërsa me vënien në zbatim të sistemit kompjuterik do të bëhet e mundur vlerësimi i projekteve në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj, në mënyrë të informatizuarSubvencioni për bujqësinë- 1,7 miliardë lekë në 2015Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) këtë vit do të lëvrojë 1,7 miliardë lekë subvencione në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit rural.Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Suela Popa bëri të ditur sot për ATSH-në, agazhimin e qeverisë për të nxitur zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe modernizimin e saj permes mbështetjes së drejtëpërdrejtë që i adresohet fermerëve nga programi i grandeve, me synim ngritjen ne nje stad te ri zhvillimin e ketij sektori.Popa, shprehet se, prioritet i qeverise dhe dikasterit te bujqesise jane përpjekjet për të rritur masën e financimit në përputhje me kërkesat e fermereve gjithnjë në rritje, krahasuar kjo edhe me trendin e vendeve të rajonit.Sipas strategjisë së Zhvillimit Rural, për vitin 2015, target grupi kryesor, parashikohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes, Ndërsa paralelisht me këtë strategji ka nisur diskutimi me grupet e interesit me qëllim përthithjen e drejtëpërdrejtë të këtij financimi në mbeshtetje të zhvillimit rural.Për vitin 2015, ministria e Bujqësisë parashikon edhe lehtësim të proçedurave të aplikimit për financime në bujqësi, duke parë me prioritet rritjen e masës së përfitimit dhe numrin e fermerëve që do të marrin mbështetje nga buxheti i shtetit, për të nxitur konkurrueshmërinë dhe standardet e prodhimit.ATA/Oranews.tv/