PS: Ristani i dënuar, PD: Dekriminalizimi paterica ku Rama mbahet

Partia Socialiste, i ka kërkuar demokratëve, që si tregues i vullnetit për dekriminalizmin e institucioneve shtetërore, të mbajë publikisht qëndrimi për rastin e Arben Ristanit, që sipas tyre rezulton person i dënuar në Shqipëri.Deputeti Socialist, anëtarë në komsionin parlmentarë për dekriminalizmin, Ulsi Manja, tha se tashmë është e vërtetuar publikisht se Sekrtari i Përgjithshëm Demokrat, është denuar me 5 muaj burg në vitin 1994.Ulsi Manja: Partia Demokratike nëse seriozisht është e angazhuar në procesin e dekriminalizimit, duhet të shprehet për këtë rast flagrant. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion të procesit të dekriminalizimit dosjen e plotë gjyqësore në ngarkim të të dënuarit Arben Ristani.I menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Demokratike, duke theksuar se kryemisnitri Edi Rama nuk e don dekriminalizmin pasi rrëzon patericën që e mban në pushtet.Fatbardh Kadilli: Partia Demokratike nuk pret që Edi Rama, i cili u hapi banditëve, tutorëve e vrasësve dyert e pushtetit, te administratës dhe të Parlamentit, të jetë në favor të dekriminalizimit. Ne nuk presim që Edi Rama të jetë në favor të interesit jetik të vendit që është çlirimi i politikës dhe zyrave nga të inkriminuarit. Dekriminalizimi sjell në fakt fundin e skemës politike të Edi Ramës, rrëzon patericën ku ai mbahet.Në seancën e fundit Parlmentare, deputeti socialist Taulant Balla, bëri publik një vendim gjyqësorë të vitit 1994, që sipas tij denonte me 5 muaj burg Deputetin Demokrat, Arben Ristani, për shpërdorim detyre.