Berat, hiqen pishat e djegura mbi lagjen muzeale

Në Berat ka nisur pastrimi i kodrës mbi lagjen muze, e cila konsiderohet si mushkëria e qytetit të një mbi një dritareve.Kjo zonë, pjesë e lagjes me banesa karakteristike "Goricë" ka rënë shpesh preh e zjarreve, për shkak të trungjeve të vjetër të rrëzuar, të cilët ishin aq të shumë në numër sa shiheshin me sy të lirë që nga qëndra e Beratit.Pas pastrimit, do të bëhet ripyllëzimit i kodrës me pisha të reja tha Fatjon Hima kreu i Drejtorisë Pyjore Berat.Ndonëse, terreni është mjaft i vështirë, është mundur të pastrohet një sipërfaqe e konsiderueshme e kësaj kodre, që ndodhet mbi lagjen muzeale të Beratit./Oranews.tv/