PD: Kokëdhima shkeli 12 ligje e 2 plane urbane me mbështetjen e Ramës

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ishte edhe këtë të shtunë, 4 prill 2015, në qendër të denoncimeve të Partisë Demokratike.Ndërsa rradhiti 10 ligjet dhe 2 planet urbane që janë shkelur nga deputeti i qarkut të Vlorës, shefi i departamentit për mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi akuzoi kryeministrin Rama se mbron miqtë e tij duke ja shpallur ndërtimet pa leje përgjatë bregdetit "monumente kulture" ndërsa qytetarët e thjeshtë i burgos për një tendë.Jamarbër Malltezi: "Shteti i Edi Ramës i burgos të varfërit për një tendë pa leje në shtëpinë e tyre. Shteti i Ramës fshihet dhe ikën në drejtim të paditur kur përballet me paligjshmeritë e Koçove, Sadrive, Vangjushëve, dhe gjithë Metastazave të Oligarkisë kur keta shkelin dhjetra ligje njëherësh. Ndërkohë që po i shpall paligjshmëritë e Koços si "Monumente Kulture që mbrohen nga shteti i Edit" janë me qindra shtëpi e dyqane që u janë shembur të pamundurve pa procedure, pa ligj, dhe madje pa u dhënë kohë të sistemohen diku".Malltezi bëri të ditur se PD ka depozituar kallëzim penal ndaj Kokëdhimës për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm", "Pushtim i tokës", "Dëmtim të mjedisit", "Shpërdorim i detyrës", si dhe çdo vepër tjetër të konsumuar apo të mbetur në tentativë që do dalë nga hetimet si psh "falsifikim dokumentash" apo "dëshmi e rreme" nga drejtuesit e policisë.Jamarbër Malltezi: "Shpresojmë që Prokuroria që ka hapur çështje penale edhe për një tende pa leje në tokë të vet tek "armiqtë e partisë" dhe qytetarët e thjeshtë, do të këtë kurajon të çojë para ligjit Koçon për këto shkelje flagrante të 10 ligjeve dhe 2 planeve urbanistike në fuqi"Prej disa javësh PD ka denoncuar aferat sipas saj korruptive të deputetit Koço Kokëdhima duke kërkuar madje edhe heqjen e imunitetit të tij nga Këshilli i Rregullores, mandateve dhe imunitetit, i cili do të mblidhet të hënën më 6 prill për këtë kërkesë pas akuzave për përfitim të fondeve publike.Ligjet e dhunuara nga Koço Kokëdhima sipas PD-se

  1. Ligji “Për urbanistikën”, i ndryshuar;
  2. Ligji “Për Rezervat Ujore”;
  3. Ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit;
  4. Ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”
  5. Ligji “Për Lejet Mjedisore;
  6. Ligji “Për planifikimin e territorit”
  7. Ligji “Për inspektimin e ndërtimit”
  8. Ligji “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”
  9. Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit"
  10. Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”
Planet Urbanistike qe dhunon Koço Kokëdhima:
  1. Planin e zhvillimit të Bregut të Jugut, miratuar me Vendimin nr. 1, datë 17/07/2008,
të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ish KRTRSH;
  1. Planet e Detajuara Vendore të Bashkisë Himarë, vendimi nr. 1 datë 01.06.2012 i KKT;Fragment harte  nga plani rajonal qe dhunohet, malltezi
Fragment harte nga plani qe dhunohet nga Kokedhima. Denoncim i PD-se