Tahiri: Nipi i Berishës ka qenë në krye të Interpol-it, s'ka kursyer as plumbat
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri menjëherë pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, i është përgjigjur edhe ky me akuza të forta. Duke përmendur ndalimin e kreut të Interpolit, Artan Bajraktari, Tahiri tha se nipi i Sali Berishës, i cili në kohën e PD ka drejtuar Interpol Tirana nuk ka kursyer as plumbat ne mes të Tiranës për një parkim makine.Ministri i Brendshëm tha se Partia Demokratik sot letrat e hetimit të ministrisë së Brendshme për ndalimin e Bajraktarit, po i përdor si provë kriminale.Ndërsa u ndal te vrasja komisar Dritan Lamajt, ai tha se është bërë nga ata që hanin me Kupolën e Policisë së Shtetit.Saimir Tahiri: “Dy punonjës të Interpolit, pas hetimit të kryer prej vetë nesh dhe pas shkeljes se procedurës u ndaluan me urdhër të prokurorit sepse nuk kishin zbatuar ligjin. Gabimin që kishin bërë dy punonjësit drejtori i policiseë e mori përsipër me aktin moral të dorëheqjes. Drejtësia do të nxjerrë përgjegjësinë e gjithëkujt. Ky është shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit. Pyesni vetën këto fakte që tundni, ku i keni gjetur? Po tundni letrat e hetimit që ka urdhëruar ministria e Brendshme dhe shembullin tonë po e tundni si provë kriminale. Me modelin tuaj këto letra duhet ti kishim fshehur dhe askush nuk do ta merrte vesh. Por askush nuk mund të shkelë ligjin pavarësisht kostos.Kemi përfunduar reformimin e Interpolit, në atë zyrë të rëndësishme që në kohën tuaj e drejtonte nipi i Sali Berishës, nipi i drejtpërdrejtë i Berishës. Ne sot po reformojmë që asnjë punonjës të ketë mundësi të mos e respektojë ligjin. E nëse nipi i Berishës, që nuk ke kurajo kurrë ta pranosh, jo vetëm informacionin nuk e kursente, por nuk kursente as plumbat në mes të Tiranës për një parkim makinë dhe nuk i hyntë gjemb në këmbvë. Sot punonjësi i policisë mbajnë përgjegjësi ligjore për cdo shkelje të procedurës. Jemi dy modele të ndryshme, sa juve as jua rrok mendja sepse kur një punonjës kërkoi këtë informacion që ju flisni sot, jo vetëm ja fshehët por edhe e larguat nga puna.Kur kopola e policisë shtrohej në gosti ciftelie, si ato që nuk na i kursenit as në foto, drejtuesi i lartë i policisë u tradhtua nga shefat e vetë dhe u vra ashtu sic pretendon prokuroria nga të njëjtët njerëz për të cilët kishte kërkuar informacionin dhe që hanin dhe pinin me kupolën e policisë. Të mbahet mend ajo situatë Sali Berisha, të mbahet mend mirë sic të mbaj mend mirë ty çfytyrë të zhvrrerosur kishte këtu atë ditë, dhe jo dorëheqja nuk dh njeri kur u vra Dritan lamaj, por Komisarit i hëngrët drekën e mortit, të vrarë nga njeriu që kupola e policisë i hante darkat.”