Durim Bami mbetet në burg, Avokati: Pjesë e skenarit të sajuar të vrasjes

Durim Bami deklaron se ka qënë pjesë e një plani për të shantazuar kryetarin e kuvendit. Gjykata e Lartë e ka lënë sërish në arrest me  burg  edhe pse avokati i tij deklaroi se klienti i tij nuk është më në kushtet e një kallëzimi të rremë. Tirane- Vrasesi i supozuar i çështjes "Doshi", ka pranuar për herë të pare se është bërë pjesë e një plani për të shantazhuar kyetarin e Kuvendit, Ilir Meta.Avokati Ilir Murati: "I mbrotjuri nga unë nuk ka bërë kallzim në organin e ndjekjes penale. Madje që në fillim ka qenë i qartë se nuk është fjala për rrethana të rreme por për një sajesë që e ka bërë ashtu siç e ka menduar me personin që ju tashmë e dini."Me pranga në duar, Durim Bami ka hyrë në Gjykatën e Lartë, i shoqeruar dhe nga avokati i tij mbrojtës i cili deklaroi se përpara Kolegjit Penal ka kërkuar revokimin e masës së arrestit për klientin e tij .Ilir Murati deklaron se Durim Bami nuk është përballë akuzës së kallëzimit të rremë dhe se  gjatë fazës së hetimit do t'i drejtohet Gjykatës me nje tjetër kërkesë për ndryshim mase.Ilir Murati: "Është formuluar një akuzë përfundimtare, kallzim i rremë dhe nga gjykata janë mbajtur qëndrime të ndryshme.  Kushtetuta thotë që ligji është i barabartë dhe i drejtë për të gjithë. Pas disa hetimeve ne do bëjmë një kërkesë të re për zëvendësimin e masës"Në këndvështrimin e avokatit, masa shtrënguese e "arrestit me burg" për Durim Bamin duket si nje formë mbrojtje për klientin e tij."Që prej 5 marsit, Durim Bami, mbahet në qelitë e paraburgimit nën masen e "arrestit me burg". Vepra për të cilën Bami akuzohet, parashikon dënimin e tij nga gjobe deri në 5 vite burg.[caption id="attachment_486075" align="alignnone" width="640"]durim bami ok Në foto: Durim Bami i cili mbërrin në Gjykatën e Lartë, 30 mars 2015[/caption] [caption id="attachment_486151" align="alignnone" width="640"]durim bami te gjykata Në foto: Durim Bami i cili mbërrin në Gjykatën e Lartë, 30 mars 2015[/caption][caption id="attachment_486208" align="alignnone" width="640"]durim bami 1 Në foto: Durim Bami i cili mbërrin në Gjykatën e Lartë, 30 mars 2015[/caption][caption id="attachment_486209" align="alignnone" width="640"]durim bami 2 Në foto: Durim Bami i cili mbërrin në Gjykatën e Lartë, 30 mars 2015[/caption][caption id="attachment_486210" align="alignnone" width="640"]durim bami 3 Në foto: Durim Bami i cili mbërrin në Gjykatën e Lartë, 30 mars 2015[/caption]