Shqipëria në festë, tifozët festojnë me bori makinash e flamuj

E gjithë Shqipëria ka festuar në rrugë triumfin e kombëtares shqiptare ndaj Armenisë. Në kryeqytet, buri të pafund makinash, njerëz të veshur kuq e zi por edhe flamunj e fishekzjarre kanë mbuluar bulevardin kryesor te kryeqytetit Dëshmorët e Kombit.Një pjesë të rrugëve të Tiranës u bllokuan për disa minuta, ndërsa e gjithë situata u mbikqyr nga efektivë të policisë.E njëjta panoramë festive ka dominuar edhe në Lezhë e Shkodër. Gjithsesi kryeqëndra e fitores dhe e festimeve në këtë të dielë me temperatura pranverore ka qënë qyteti i Elbasanit, ku edhe pati fatin te luhet kjo ndeshje qe forcon shume pozitat e kombetares tone.[caption id="attachment_485981" align="alignnone" width="461"]4 Festimet ne Tirane[/caption][caption id="attachment_485991" align="alignnone" width="465"]shkoder festa Festimet ne Shkoder[/caption]