FOTO-VIDEO/Shqipëria merr 3 pikëshin kundër Armenisë,golat nga Mavraj-Gashi

Shqipëria merr fitoren e radhës ndaj Armenisë dhe vazhdon drejt ëndrrës “Francë 2016″Fitorja e dytë e kuqezinjve erdhi në pjesën e dytë përmes dy golave të shpejtë. Armenia ishte e para që realizoi. Movsisyan në minutën e katërt shënoi për epërsinë e parë të armenëve.Kjo epërsi zgjati deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes.Në minutën e 70-të, mysafirët mbeten me një lojtarë më pak pasi Hambardzumyan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.Kjo “gjunjëzoi” armenët që pësuan dy gola të shpejtë për katër minuta.Mërgim Mavraj shënoi i pari në minutën e 77-të, ndërsa katër minuta më vonë Shkëlzen Gashi vulosi fitoren e kuqezinjve për të shtuar gjasat për kualifikim.Fitorja e sotme e ngjet Shqipërinë në vendin e dytë në grup me pikë të barabarta sa Danimarka që është e para. Shqipëria dhe Danimarka kanë nga 7 pikë.Në vendin e tretë është Portugalia që ka gjashtë pikë dhe që më vonë luan me Serbinë, që ka një pikë.

Goli i dyte , Shkelzen GashitPosted by Ora Sport on Sunday, March 29, 2015
gashiii mavraj5 7 8 15Ndeshja minute pas minuteMbyllet sfida, Shqipëria merr fitoren e radhës dhe vazhdon drejt ëndrrës “Francë 2016″89′ Armenët përpiqen të hidhen në sulm për të tentuar golin e barazimit. Berisha rrezikon gjatë goditje kendi dhe Armenia për pak nuk shënon pasi topi ndalet nga shtylla81′ PERMBYS REZULTATIN SHQIPERIA. Lenjani merr një pasim në krahun e majtë dhe kroson drejt zonës, Gashi gjendet i pambuluar dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë79′ Kombinime perfekte mes Cikalleshit dhe Lenjanit, ky i fundit gjendet i lirë para portjerit dhe godet në pozicion të prirët por topi ndalet nga portieri77′  BARAZON SHQIPERIA. Goditje dënimi për Shqipërinë, Taulant Xhaka kroson drejt zonës dhe aty Mavraj kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë73′ Cikalleshi sërish i pafat sot. Sulmuesi mer topin brenda zonës dhe godet menjëherë por është përsëri shtylla ajo që i thotë “jo”71′ Sërish një mundësi e mirë për Shqipërinë. Mvraj mer një top afër 16 metërshit dhe gjuan fluturimthi por topi ndalet me vështirësi nga portieri armen70′ Armenia me 10 lojtarë. Pixeli ndërhyn keq ndaj Lenjanit dhe arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha69′ Largohet nga fusha e lojës Odise Roshi dhe në fushë hyn Hamdi Salihi64′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, ekzekutimin e merr përsipër Gashi që gjuan fuqishëm por topi përfundon ngjitur me shtyllën63′ Kundërsulm i shpejtë i armenëve dhe për pak portieri Berisha zihet në befasi58′ Cikalleshi merr një pasim të gjatë dhe pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri55′ Zbritje e shpejtëe kombëtares shqiptare, Lenjani merr një pasim brenda zonës dhe kthen topin për shokët e tij, aty përfiton Gashi që gjuan me të djathtën, por goditja e tij është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi52′ Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Agolli në krahun e majtë. Lenjani i gjetur brenda zonës kërcen mbi të gjithë dhe godet, por topi përfundon jashtë46′ Shqipëria e nis pjesën e dytë me dy zevëndësime,  largohet Memushaj e Abrashi, në fushë hyn Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani45+1’ Tjetër rast shënimi për Shqipërinë! Sokol Cikalleshi gjuan me kokë, por portieri armen pret topin.45’ Shqipëria rrezikon sërish përmes një harkimi nga Agolli, por Lorik Cana gjuan vetëm jashtë portës.44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë. Agolli e merr përsipër duke krosuar drejt zonës por aty nuk munden dot të përfitojnë futbollistët shqiptarë40’ Cana harkon nga ana e djathtë për një rast tjetër të Shqipërisë, por portieri kundërshtar kap topin.Ermir Lenjani ngrihet në nxemje për Shqipërinë37′ Karton i verdhë për Pixelin, mesfushori ndërhyn keq ndaj Xhakës36′ Memushaj merr një pasim perfekt brenda zonës por arbitri ndal lojën për faull të shkaktuar nga mesfushori shqiptar. Rast i dyshimtë34’ Goditet shtylla e Armenisë! Sokol Cikalleshi gjuajti furishëm, por topi goditi vetëm shtyllën e majtë të portës kundërshtare. Mbetet 1:0 në favor të armenëve.23′ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Shqipërinë me Odise Roshin, mesfushori kroson rrezikshëm drejt zonës por aty nuk përfiton dot Cikalleshi dhe topi largohet nga mbrojtësit armenë.20′ Tension në shkallët e stadiumit mes tifogrupeve shqiptare, policia shoqëron disa persona19′ Cana ndërhyrje të gabuar, ndëshkohet me karton të verdhë18′ rast ideal për Shqipërinë. Sërish është Agolli që jep një krosim perfekt në zonë nga krahu i majtë dhe aty Abrashi edhe pse shtatshkurtër, kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën16′ Shqetësim për Hysajn, mbrojtësi ndjen dhimbje në kofshë por vazhdon të mbetet në fushë14′ Një sulm i shpejtë i Shqipërisë me Roshin. Topi kalon në të majtë te te Agolli dhe ky i fundit e kroson menjeherë drejt zonës, aty Xhaka kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë por goditja e tij përfundon jashtëFormacionet zyrtareShqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De BiaziArmenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland3020 Gjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPASfida me Armeninë është një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e kombëtares shqiptare, ku një fitore do të rriste ndjeshëm mundësitë e kuqezinjve për një vend në Evropianin francez dhe data 29 mars duket se është e duhura, në aspektin statistikor, pasi në 3 përballje të mëparshme në këtë datë, Shqipëria ka arritur dy prej fitoreve të saj më të mëdha.Shqipëri – Moldavi 3-0 (29 mars 1995) Ukrainë –Shqipëri 1-0 (29 mars 1997) Shqipëri –Rusi 3-1 (29 mars 2003)