Kukës, pastrohet Rruga e Kombit, largohen 7 mijë metër kub dhera e gurë

Operacioni i largimit të dherave dhe gurëve që ranë në trasenë e Rrugës së Kombit, ka zgjatur më shumë se tre ditë.Në kilometrin e 7-të të segmentit Kukës-Kalimash, u arrit largimi nga rruga i mbi 7 mijë metër kub dhera e gurë, pas rënies nga skarpata anësore e saj, rrëshqitje e cila vështirësoi qarkullimin e automjeteve në një nga arteriet më të rëndësishme në vend.Ekspertët shprehen se mbetet problem fakti se në këtë segment mund të ketë një tjetër rrëshqitje, pasi skarpata është e paqëndrueshme.Pas rrëshqitjes së dherave në vendin e quajtur Ura e Leshnicës në Rrugën e Kombit, është devijuar qarkullimi në një sens.Fillimisht në rrugën e vjetër, e më pas u realizua vetëm në njërën korsi të njërit sens të autostradës.