Berat, i dehuri rreh gruan dhe i vë flakën banesës

Berat- 46-vjeçari  i ka vënë flakën shtëpisë së tij në fshatin Lapardha në Berat, pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht bashkëshorten, E.V, 40 vjeç.Policia e Beratit sapo ka marrë njoftimin për rënien e zjarrit është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë 46 vjecarin, i cili rezultoi të ishtë në gjendje të dehur.G.V, akuzohet për ushtrim dhune në familje dhe dëmtim të pronës private."Më datë 20.03.2015, ora 21:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, G.V,  46 vjeç,  banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjoke, ndaj bashkëshortes së tij shtetases  E.V, 40 vjeçe, banuse në fshatin Lapardha Berat  si dhe  ka  djegur banesën . Neni 130\a dhe 151, të  Kodit Penal" thuhet në njoftimin e policisë Berat.[caption id="attachment_485805" align="alignnone" width="640"]10951896_925908680775339_448046395_n Në foto: Shtëpia së cilës i është vënë flaka, Berat[/caption][caption id="attachment_485806" align="alignnone" width="640"]11104264_925908657442008_140381974_n Në foto: Shtëpia së cilës i është vënë flaka, Berat[/caption][caption id="attachment_485807" align="alignnone" width="640"]11106348_925908687442005_473561231_n Në foto: Shtëpia së cilës i është vënë flaka, Berat[/caption]