Rama në Itali: Duhet të jemi pjesë e Europës për të zgjidhur problemet

Bashkëpunimi rajonal është një nga mundësitë për të zgjidhur problemet dhe sfidat me të cilat po përballet Europa.Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali ku ishte i ftuar në auditorin e "Aurum" në Pescara, për makrorajonin Adriatiko-Jonian dhe Bashkimin Europian.Duhet më shumë bashkëpunim rajonal për të përballuar sfidat. Kryeministri, Edi Rama, duke folur në auditorin e “Aurum” në Pescara theksoi ndër të tjera se qytetarët duhet të binden se duke qenë pjesë e Europës ka më shumë mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë.Rama:"Një nga sfidat më të mëdha të politikës evropiane, dhe në të njëjtën kohë një nga sfidat më të rëndësishme të secilit prej vendeve tona është të bindim qytetarët që "më shumë Europë" dhe "jo më pak Europë" është mënyra kryesore për të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhemi aktualisht." Të kërkojmë zgjidhjen jashtë Europës është si të kërkojmë zgjidhjen jashtë historisë. Unë e përsëris se strategjitë makrorajonale duhet të shkojnë në bazën e atyre kombëtare. Sfida jonë e përbashkët duhet të jetë ajo e vendosjes së një bashkëpunimi. Një bashkëpunimi në baze projektesh të bazuara në vizionin e përbashkët europian, duke bërë qytetarët dhe komunitetin protagonistë të këtij procesi".Kryeministri Rama shprehu dëshirën që edhe Kosova me Maqedoninë së shpejti të bëhen kandidate për në BE.Rama: "Shpresoj që faza aktive e strategjisë makrorajonale Adriatiko-Joniane të realizojë ëndrrën e 4 vendeve anëtarë të Be dhe të 4 vendeve joanëtare. Në periudhë të shpejtë shpresojmë të përfshihen edhe dy vendet Kosova dhe Maqedonia duke e bërë më të plotë kuadrin e bashkëpunimit. Strategjia makrorajonale është një rrugë e re, është një rrugë e re për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve fqinje, por edhe për të forcuar një strategji paqeje përmes bashkëpunimit ekonomik, social".Kryeministri mbajti një fjalë në auditorin e “Aurum” për makrorajonin Adriatiko-Jonian.