E diela e Palmave, Papa Francesco lutet për viktimat e Shtetit Islamik

Qindra njerëz u mblodhën në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ku Papa Francesco ka mbajtur fjalën e tij me rastin e të dielës së palmave.Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë është lutur për të gjithë ata që kanë humbur jetën për fenë, referuar viktimave të Shtetit Islamik.Papa Bergoglio, i cili në fillim të këtij muaji nisi vitin e tretë të Papatit, sëbashku me qindra njerëz të veshur me të kuqe, ka hapur këtë të dielë javën e shenjtë, para festës së madhe të Pashkës.Në predikimin e tij gjatë meshës, Francesco dënoi vrasjen e 21 të krishterëve egjiptian nga Shteti Islamik në Libi dhe ngriti alarmin për persekutimin e të krishterëve nga ektremistët."Ne mendojmë se shumë nga vëllezërit dhe motrat tona janë përndjekur vetëm se janë të krishterë, martirët e këtyre kohërave janë shumë. Ata nuk e mohojnë Jezusin dhe durojnë fyerjet dhe lëndimet me dinjitet”, deklaroi Papa Francesco para mijëra besimtarëve.Bergoglio,78 vjeç, shtoi se komuniteti ndërkombëtar do të jetë i justifikuar në përdorimin e forcës ushtarake si mjet i fundit për të ndaluar "agresionin e padrejtë”.Ati i Shenjtë gjithashtu bëri thirrje që njerëzit të largohen nga rruga e materializmit.“Ka një rrugë të kundërt me atë të Jezu Krishtit, materializmi, e cila të çon në rrugën e vanitetit dhe krenarisë. Këtë rrugë të keqe ja propozuan edhe Jezu Krishtit, por ai e refuzoi pa asnjë hezitim”, tha Papa, duke shtuar se “stili i Zotit dhe i të krishterëve është modestia, një stil që do të na surprizojë gjithmonë dhe përherë do të na vendosë në dilemë. Me një Zot modest dhe të përulur, nuk ambientohesh asnjëherë”.