Fier, ujërat e zeza rrezik epidemie për 2500 banorë të lagjes “Afrim i Ri”
Ujërat e zeza në lagjen "Afrim i Ri " të komunës Qëndër në Fier vazhdojnë të mbetën problem shqetësues, pasi derdhen në kanalet anësore të lagjes me 2500 banorë. Mungesa e trajtimit të duhur, veç ndotjes mbart edhe rrezikun e përhapjes së epidemive.Banorët shprehen se janë ankuar disa herë në Komunë e Bashki, por problemi i tyre asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje.Banorë: “ Janë zënë rrugët të tëra, nuk kemi nga të shkojmë, ujërat e zeza pa pastruar, jemi ankuar disa herë po kush të dëgjon”.Banorë: “Jemi mbledhur këtu si lagje, kemi vajtur te kryetari i bashkisë, na ka marrë 5 vetë aty brenda, kemi folur, jo këtë 3-mujor jo 3-mujorin tjetër, 20 vjet vetëm me gënjeshtra, dorë nuk është vënë.”Stina e verës është në prag, e po ashtu edhe përhapja e epidemive, pasi ujërat e zeza qëndrojnë me ditë të tëra në kanalet në anë të rrugëve kryesore dhe pranë banesave.