PD e Lezhës propozon 15 kandidatë për kryetar bashkie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2015, 14:24
Struktrat e Partisë Demokratike në Lezhë kanë propozuar 15 emra të cilët do të mbërrijnë në tryezen e kryedemokratit Lulzim Basha për të vendosur mbi kandidaturën në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.Sipas kreut të PD-së në Lezhë, Paulin Marku, proçesi i propozimeve ka qenë më transparenti i bërë ndonjëherë.Paulin Marku Kryetar i PD-së Lezhë: "Procesi ka qenë i lirë dhe propozimet kanë ardhur nga qytetarët"Emrat më favorit si kandidat të së djathtës për Bashkinë e Lezhës janë Kreu i qarkut Pashk Gjoni, krerët e komunave Salvador Kaçaj, Fran Frrokaj dhe Jak Zhuba, si dhe kreu i Këshillit Bashkiak në Lezhë Tonin Uldedaj.