Një mëngjes me dy arinjtë akrobatë

Një mëngjes akrobatik për dy këlyshët e arinjve, të cilët kanë dhuruar një spektalël për median dhe të pranishmit në kopështin zoologjik kombëtar në Washington DC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Dy këlyshët kanë lindur në kopështin zoologjik në nëntor të vitit të kaluar, por deri tani kanë qenë pa emra, pasi u zhvillua një konkurs publik për të përzgjedhur ata më interesantët.Tashmë të pagëzuar si Muniri dhe Mayni, ata dolën nga guva e tyre dhe nisën të zvarriten në ambientin e krijuar posaçërisht për ta në kopësht, duke dhuruar këto akrobacira për publikun.Emrat e tyre u përzgjodhën nga organizatorët e konkursit, sipas të cilëve këto emra reflektojnë domethënien kulturore të arinjve andeanë dhe komunitetin indigjen të rajonit Andes. Sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik, dyshja e arinjve janë lindja e tretë në kopështin zoologjik të Amerikës Veriore që prej viti 2010.