Thonj të përsosur me pak përkujdesje
Duart dhe thonjtë e një gruaje tërheqin vëmendje dhe tregojnë kujdesin ndaj tyre, prandaj është e rëndësishme që t’u kushtojmë rëndësi dhe kujdes të veçantë. Më poshtë janë disa hapa që duhen ndjekur dhe këshilla për të patur thonj të përsosur me pak përkujdesje.Hidhni gërshërët. Nuk duhet t’i prisni asnjëherë thonjtë me gërshërë, por gjithmonë duhet të përdorni limë, mundësisht lima duhet të jetë prej kartoni në mënyrë që t’i forcojë dhe mos t’i dëmtojë ato.Vaji ulliri. Edhe thonjtë kanë nevojë për hidratim. Masazhojini ato përpara se të shkoni për të fjetur me disa pika vaji ulliri pasi ai i ushqen dhe i forcon ato.Pastrim i butë. Në një filxhan hidhni dy lugë vaji ulliri, pak lëng limoni dhe një lugë çaji sheqer. Përzijeni përbërjen dhe masazhoni thonjtë tuaj. Pas masazhimit duhet t’i shpërlani mirë me ujë të ngrohtë. Kjo ju ndihmon për të forcuar, qetësuar dhe zbardhur thonjtë tuaj.Në fund përdorni një krem hidratues për lëkurën e duarve tuaja.