Hillary Klinton në versionin aksion

Një cift në Bruklin sjell Hillary Klinton në versionin aksion. Nuk është thjeshtë mbështetje për ish-sekretaren amerikane, por më shumë një mënyrë për të fituar para.Si një mënyrë për të mbështetur kandidaten e tyre të preferuar në presidencialet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për të fituar para,  një çift nga Bruklin kanë nisur këtë aventurë, pra krijimin e Hillaryt superheroinë, në aksion dhe pikërisht kështu.Çifti krijues Jason dhe Alyssa Zeller Feinberg shprehen:"Për të krijuar një figurë më duhet të hulumtoj dhe të studioj personin të cilin do ta kthej në personazh aksion. Në këtë rast, sa më shumë lexoja për Hillaryn, sa më shumë shikoja video të saj apo mësoja mbi jetën që ka jetuar, aq më shumë kuptoja se ajo është thjeshtë e mahnitshme. Është femra me e mrekullueshme dhe model që kam njohur ndonjëherë”- thotë  Jason Feinberg .Kurse Zeller kujdeset per detajet:"Më pëlqen shumë buzëqeshja dhe detajet e kopsave të xhaketës. Në përgjithësi, unë jam shumë e kënaqur që ajo ngjan thuajse krejtësisht si Hilari. Nuk është e lehtë të realizosh thelbin e karakterit të një personi në kaq centimetra plastikë. Nëse vërtetë njerëzit marrin emocionalisht atë që ne duam të japim, pra të shohin Hilarin në miniaturë, atëherë puna jonë është e përkryer”- thotë ajo.Çifti ka punuar edhe me Barak Obamën, në fushatën e 2008, duke realizuar posterat dhe banerat. Të dy ata kanë njohuri dhe eksperiencë në art, të cilën e kanë shprehur më së miri në industrinë e dizajnit. Aftësia e tyre sigurisht që ndihmoi në fitoren e Obamës, personazh të cilin e ndërtuan në skulpturë, dhe që arritën të arkëtojnë mijëra dollarë, me të cilat më pas hapën edhe kompaninë e studion e tyre.Ambiciet e Jason dhe Alyssa shkojnë edhe më tej, pasi ata kanë ndërmend të krijojnë një tjetër Hillary, por me kostum rozë.  Gjithsesi, teksa Hilari në një dalje publike la të kuptohet se do të kandidojë për presidencialet amerikane, dyshja krijuese shpreson të grumbulloojë shumë të ardhura me shitjen e "Hillary Action."