Jamie Foxx mohon lidhjen me Katie Holmes: "Tregime të bukura..jemi vetëm miq"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2015, 08:11
Pas lajmit të publikuar nëpër tabloide se dy aktorët Jamie Foxx dhe Katie Holmes janë në një lidhje për më shumë se një vit por që kishin arritur ta mbanin sekret lidhjen e tyre, aktori nga ana tjetër e ka mohuar këtë fakt duke thënë se ata janë vetëm miq.“Jemi vetëm miq. Ne jemi duke punuar në një projekt të ri. Tabloidët kanë provuar të na lidhin qe tre vjet”.“Tregime të bukura, besoj… por kjo është pjesë e jetëve tona, pjesë e biznesit”, është shprehur Foxx.