VIDEO/U gjet në kotec pulash drejt ngordhjes, rikuperohet majmuni Buti

Një orangutang i vogël ka hedhur hapat e tij të parë pas kujdesit intensiv në një qendër shpëtimi në Indonezi.Ai u gjet në kushte shumë të këqia, i paushqyer dhe i bllokuar në një kotec pulash dhjetorin e kaluar.Në videon e postuar në internet nga Qendra Ndërkombëtare e Shpëtimit të Kafshëve, orangutangu i vogël me emrin Buti shfaqet duke ecur pa ndihmën e infermierëve veteriner.Përfaqësues të Qendrës Ndërkombëtare të Shpëtimit thanë se pronari e kishte mbajtur Butin në kotec pulash në kushte kritike dhe për një vit e kishte ushqyer me qumësht të konservuar.Trupi i majmunit të vogël ishte fryrë nga kequshqyerja fluide, dhe gjymtyrët e tij gjithashtu kishin simptoma fryrjeje.Pas trajtimit intensiv në strehën e kafshëve, buti nisi një rikuperim të ngadaltë dhe ditë pas dite nisi të marrë forcë.Fizioterapisti i tij gjithashtu po punon për rikuperimin e gjymtyrëve të Butit, i cili duket se ka përmirësime pas lëvizjeve të krahëve.Autoritetet thonë se pas rikuperimit total, Buti do të lirohet të jetojë në botën e eger.