“Kuq e Zi je ti", Juliana Pasha akuzon Elvanën dhe Florin për vjedhjen e këngës
Në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja e mirënjohur Juliana Pasha ka shprehur indinjatën e saj për klipin e publikuar së fundmi nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi.Sipas saj, kënga është e vjedhur, pasi atë e kënduar më parë vetë ajo në bashkëpunim me tenorin Armaldo Gllogjeri gjatë festave të nëntorit në spektaklin “Portokalli” . “Kopjacët në Shqipëri kanë filluar të kopjojnë edhe tekstet e këngëve së fundi, se nuk u mjafton që kopjojnë muzikë nga mëngjesi në darkë. Kënga “Kuq e Zi” që u këndua nga unë dhe tenori Armaldo Gllogjeri për herë të parë në festat e nëntorit në Portokalli show. Kompozitor Edmond Rrapi, teksti Lejdi Shqiponja. Ky është vetëm refereni i këngës, por çudia më e madhe është se në Youtube kënga jonë u hodh me titull 'O flamur', Unë mendova se e kanë bërë pa dashje ndaj kërkova që titulli të ndryshohej dhe të vihej titulli origjinal i këngës, pra, 'Kuq e Zi', por çudirat në Shqipëri nuk paskan të sosur."Kjo është kënga që u kompozua për flamurin më të bukur në botë dhe “Kuq E Zi”, shkruan Juliana Pasha teksa publikon dhe këngën e kënduar prej saj.