Jeremy Clarkson nuk do të prezantojë më “Top Gear”

Prezantuesi me popullor i rrjetit BBC, Jeremy Clarkson nuk do të prezantojë më programin e tij “Top Gear”, pasi kompania nuk i ka rinovuar kontratën.Lajmi u bë i ditur nga rrjeti britanik, i cili argumenton se ndërprerja e marëdhënieve të punës me Clarkson erdhi pasi ky i fundit ka sulmuar fizikisht një producent.Por kjo nuk është e gjitha për Clarkson, pasi 54-vjeçari polemik kishte marrë paralajmërimin apo ultimatumin e fundit për largim nga puna si pasojë e gjuhës raciste që përdorte gjatë xhirimeve të programit të tij."Me keqardhje të madhe njoftoj sot se Jeremy Clarkson dhe BBC nuk do të rinovojnë kontratën”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i rrjetit britanik Tony Hall.Program i Clarkson"Top Gear", i cili është transmetuar në më shumë se 200 vende, është një nga shfaqjet më fitimprurëse të BBC-së, por ka marrë shpesh kritika nga përfaqësues të qeverisë Cameron, grupet mjedisore apo edhe organizata bamirëse të shëndetit mendor.Tetorin e kaluar, Clarkson shkaktoi një incident diplomatik meS britanisë dhe Argjentinës, të cilat kanë luftuar në 1982 për ishujt Falkland dhe madje aktualisht kanë mosvarrëveshje mbi këtë çështje.Por gjithsesi, Clarkson e do publiku. Më shumë se një milion njerëz nga e gjithë bota nënshkruan një peticion online, duke i bërë thirrje rrjetit BBC ta kthejë në punë prezantuesin e programit automobilistik.Në një raport të BBC, thuhet se producenti Oisin Tymon ishte subjekt i një sulmi të paprovokuar fizik dhe verbal nga Clarkson në një hotel në veri të Anglisë më herët këtë muaj, i cili kishte përfunduar në spital me hematoma dhe gjakderdhje në buzë.Në raport gjithashtu thuhej se sulmi verbal ka qenë i hershëm dhe për një periudhë më të gjatë, kurse kulmi u shënua me sulmin fizik.Ngjarja është pranuar edhe nga vetë Clarkson, i cili nuk ka kundërshtuar asgjë nga dëshmia e viktimës.