Zayn Malik lë grupin “One Direction”

Zayn Malik largohet nga grupi “One Direction” pas 5 vjetësh.Këngëtari 22 vjeçar ka marrë vendimin për të hequr dorë nga banda e djemve, duke lënë kështu Niall Horan, Harry Styles, Liam Payne dhe Louis Tomlinson të vazhdojnë të performojnë me katër anëtarë.“Jeta ime me “One Direction” ka qenë më e bukur seç unë mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Pas 5 vjetësh mendoj se tani është koha e duhur për tu larguar nga banda dhe i kërkoj falje fansave në qoftë se i kam zhgënjyer.”- tha Zayn në një deklaratë të lëshuar për MailOnline.“Unë po largohem sepse dua të jem një 22 vjeçar normal i cili do që të jetë i relaksuar dhe të ketë kohë të lirë në jetën private.”- shtoi më pas ai.26E5BC2D00000578-3011374-image-m-6_1427301902970/oranews.tv/