Ja disa ide se si të kombinojmë këmishat xhins
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2015, 11:52
Këmisha xhins është një klasike e përjetshme, që kurrë nuk del nga moda dhe përkundrazi ka shumë mënyra për të veshur dhe kombinuar atë.Ne po ju paraqesim disa mënyra apo ide që t’ju frymëzojnë se si duhet ta vishni në mënyrë që të dukeni sa më trendy këtë pranverë.Këmisha xhins shkon me çdo gjë. Ju mund ta kombinoni atë me pantallona (të gjata e të shkurtra), pantallona me ngjyrë, me lule apo me llojë të tjera, që kanë një stil të gjerë, por po ashtu, ajo mund të kombinohet edhe me vetë pantallonat xhins, duke krijuar rehati e komoditet absolut.Gjithashtu ju mund ta kombinoni atë edhe me funde të ndryshme. Një këmishë xhins është gjithashtu një mënyrë elegante për të zevëndësuar trikot për ditët me diell.