Keni lëkurë të yndyrshme? Ja sekreti i eleminimit të saj

Nëse ndiheni keq nga lëkura juaj e yndyrshme, ju mund të gjeni një zgjidhje të lehtë duke përdorur një maskë të thjeshtë në kushtet e shtëpisë.Molla është elementi i cili ndihmon në eleminimin e yndyrës në lëkurën tuaj, së bashku me të duhen edhe 5 lugë të vogla kos.Pastrojeni mollën nga brenda, hiqini farërat dhe prijeni në copa të vogla. Grijeni në grirëse deri sa të bluhet mirë dhe të jetë në formë kremi. Përzijeni me kosin duke e trazuar me një lugë apo pirun.Përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.Pastaj shplajeni me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni butë me një peshqir. Gjithashtu mund ti shtoni disa pika mjalti nëse dëshironi .