Celine Dion së shpejti do t'i rikthehet skenës

Celine Dion së shpejti do të kthehet në skenën e Las Vegas. Këngëtarja me famë botërore ka një vit jashtë skenave pasi zgjodhi të kujdesej për bashkëshortin e saj René Angélil, i cili vuan nga kanceri në fyt. Por kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për këngëtaren që fitoi zemrën e të gjithë botës me këngën kolonë zanore të filmit Titanic. 46 vjecarja në një intervistë për 'Deborah Roberts në abc news, tha se i është dashur të ushqejë bashkëshortin e saj 73 vjecar me një tub, për shkak të sëmundjes që ai kishte në fyt."Ai nuk mund të hante, kështu që e kam ushqyer unë nëpërmjet një tubi, tre herë në ditë, tha këngëtarja gjatë intervsitës, ku i pranishëm ishte edhe bashkëshorti Rene.Cifti është martuar në vitin 1994, pas 14 vitesh njohje. Ata kanë tre djem, njëri prej tyre 14 vjec dhe binjakët 4 vjecarë."Unë vertët besoj se fëmijët nuk e dinë të vërtetën plotësisht. Ne kemi frikë tjua shpejgojmë, dhe jemi të shqetësur për këtë , tha Celine. Bashkëshorti, dikur edhe agjent i saj , ka 15 vjet që vuan nga sëmudja e kancerit.