Të jetosh me luanë në shtëpi

Refugjati nga gaza, Saad Eldeen Al-Jamal është baba i tetë të miturve, gjashtë fëmijë dhe dy këlyshë luani. Luanesha Mona dhe mashkulli Alex kanë lindur gjatë  betejës së ashpër në Rripin e Gazës nga prindër të cilët janë kontrabanduar përmes një tuneli përgjatë kufirit me Egjiptin rreth tre vjet më parë. Babai 54-vjeçar tha se këlyshët e luanëve janë rritur pa nënën e tyre dhe atij i është dashur t'i ushqejë me një kilogram  mish cdo ditë."Luanët kanë lindur në kopshtin zoologjik të Rafah. I bleva pak më shumë se një muaj më parë , kur ishin ende foshnje. I kam mbajtur në shtëpi për më shumë se një muaj dhe cdo natë i kam cuar tek nëna e tyre për t'i ushqyer me gji. Dy  më parë nëna e tyre refuzoi ti ushqente, kështu që i kam mbajtur në shtëpi dhe i kam ushqyer vetë", deklaron Al-Jamal.Tashmë dy këshyshët janë bërë pjesë e familjes."Tani po jetojnë në shtëpinë time njëlloj si fëmijët e mi. Hanë e pinë në kuzhinë dhe kanë dhomën e tyre me një krevat dysh. Madje luajnë edhe futboll, shprehet i zoti i shtëpisë, tashmë edhe babai i këlyshëve.Sipas Al-Jamal, dy muaj më parë ai bindi pronarin e kopështit zoologjik në Rafah t'ja shiste luanët vetëm dy javë pas lindjes. Mohammad Xhuma tha se situata ekonomike e detyroi të shiste këlyshët për të  shpëtuar jetën e kafshëve të tjera në kopshtin zoologjik.Situata e keqe ekonomike do të bënte cdo njeri të ndërmerrte një hap të tillë. Mungesa e të ardhurave, numri i lartë i kafshëve në kopësht dhe kriza ekonomike të bën të mendosh të ruash atë që ke me cdo kusht, shprehet Xhuma.Por kuratori i përgjithshëm iI kopështit zoologjik Noam Werner, thotë se mbajtja e tyre në një shtëpi me fëmijët mund te jetë e rrezikshme."Unë rekomandoj që luanët të mbahen në një vend të posacëm, në kushtet mjedisore për të cilat ata kanë nevojë , një mënyrë kjo për të siguruar edhe mirëqënien e tyre. Mbajtja e luanëve në një banesë të përbashkët me fëmijë apo me të rritur, është shumë e rrezikshme, deklaron ai.