“Ngrihu Shqipëri”.. Rita Ora përkrah një tjetër shqiptari me famë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2015, 22:08
Këngëtarja Rita Ora është takuar në New York me këngëtarin shqiptar Arian Arslani, i cili njihet me emrin e artit Auction Bronson. Këngëtarja ka shprehur kënaqësi për këtë takim, madje në rrjetin social “Instagram”, ka promovuar edhe albumin më të ri “Mr Wonderfull” të këngëtarit .“Ngrihu Shqipëri…më në fund u takuam, album i tij lançohet sot…blijeni nëse akoma nuk e keni blerë”- ka thënë ajo.
