Ja kënga për flamurin më të bukur në botë, “Kuq e Zi je ti”

“Kuq e Zi je ti ” titullohet videoklipi më i ri që sjell duetin mes dyshes së sukseshme Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata.Këngë e cila i është kushtuar kombëtares sonë të zgjon menjëherë ndjenjën e krenarisë dhe mbart elementë të muzikës tradicionale shqipe.Kënga është realizuar në studio e Threedots Production ndërsa video është realizuar nga Pro Video dhe Digitalb, me regji të Genc Gjinecit dhe Besmir Limanit, ndërsa teksti është shkruar nga Flori.Në klip dominojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi, gjithashtu që në fillim të tij shfaqet  edhe droni i cili fluturoi mbi stadiumin “Partizani” në Beograd , aty ku u zhvillua ndeshja e kombëtares sonë me Serbinë me 16 tetor 2014  dhe që zgjoi mjaft polemika, por që “ndezi” më tepër ndjenjën e krenarisë për kombëtaren tonë.flam elvana kuq e zi