Dita e parë e Pranverës, zbardh me borë në SHBA
Edhe pse pranvera ka ardhur zyrtarisht, bora nuk ka nguruar të zbardhë verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Si për të lënë gjurmën e tij të fundit, dimri ka prekur Washingtonin, New York, News Jersin dhe vende të tjera, teksa sinoptikanët parashikojnë se temperaturat do të ulen në maksimum.Janë pak centimetra borë, por kaq ka mjafuar të anulohen shumë fluturime, të mbyllen disa shkolla dhe të ketë kaos në trafik.Në Maryland dhe Virginia shkollat u hapën me vonesë dhe disa të tjera mbetën të mbyllura, kurse në New Jersey, Connecticut dhe New York kishte shumë mungesa të nxënësve.Rreth 100 fluturime u anuluan në aeroportet më të rëndësishme të New Yorkut, Filadelfias dhe Uashingtonit DC.Ekpertët e motit thonë se stuhia përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, por në malet në veri të New Yorkut, në Vermont dhe Maine dëbora do të vazhdojë të bjerë. /Oranews.tv/