Bami kërkon lirimin nga arresti, avokati: Prova për rrëzimin e akuzës
Durim Bami, njeriu i cili i dyshua dhe u arrestua si vrasës i penduar i dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi do të kërkojë lirimin nga masa e arrestit me burg.Pak ditë pas konkluzioneve të Prokurorisë se e gjithë historia e komplotit për vrasje ishte e sajuar, Durim Bami mbahet ende nën arrest në paraburgimin e Fushë-Krujës.Avokati Ilir Mata: “ Ekzistonte një dyshim për një akuzë për një vepër penale shumë të rëndë e cila rezultoi se nuk ishte kryer. Është momenti që mendojmë se është cënuar padrejtësisht liria e tij dhe mendojmë se është momenti që Prokuroria dhe gjykata të reflektojnë për zbatimin e ligjit”.Avokati i tij mbrojtës thotë se brenda 10 ditëve Prokuroria e Tiranës do ti kërkojë Gjykatës kompetente kërkesën në të cilën do të shprehet për llojin e masës së sigurimit për Bamin me një tjetër akuzë për të cilën ai dyshohet se është nën hetim, për të cilën avokati Mata thotë se ende nuk ka dijeni.Ilir Mata: “ Ato kushte për cilat u caktua masa e arrestit me burg kanë rënë. Pra është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për një vepër shumë të rëndë, vrasje e funksionarëve publikë. Dhe dyshimet e reja që pretendohen që mund të vërtetohen ose jo, janë ato të një vepre penale e cila ka sanksion gjobë ose burg deri në 5 vjet. Dhe kjo vepër nuk ka rrezikshmëri të theksuar dhe veçantë shoqërore që të aplikohet masa e sigurimit arrest me burg”.Por duket se Durim Bami do të jetë çelësi i zgjidhjes së çështjes “Doshi”. Në rast se drejtësia do të tregohet e padrejtë me të, ai premton se do të flasë.Ilir Mata: “Është momenti ku ne do të kemi argumenta të fortë ligjore për të konkluduar se ky shtetas nuk mund të mbahet më në arrest me burg me atë akuzë që dyshohet ose mund ti ngelet, kur ka parashikim ligjor edhe gjobë”.Dy ditë me parë Prokuroria kërkoi të ushtrojë një kontroll në banesat e dy deputetëve, pasi ka të dhëna se ata fshehin një video ku shfaqet Durim Bami që jep një dëshmi nën kërcënimin e armës.Gazetarja: Ekziston një provë e tillë?Ilir Mata: “ Për këtë nuk mund të jap shpjegime, apsi është shumë shpejt. Jemi në fazën e hetimeve paraprake. Në kodin e procedurës ligjore parashikohet një dispozitë ku nuk lejohet nxjerrja e të dhënave të tilla deri në përfundim të hetimeve. Unë kam marrë pjesë në të gjitha procedurat e pyetjes së Durimit, ballafaqimet me deputetin Tom Doshin. Por këto të dhëna unë për momentin nuk mund ti bëj publike pasi ndalohet me ligj”.Prokuroria e Përgjithshme po heton 2 deputetët dhe një shtetas se në bashkëpunim sajuan një histori komploti vrasje.Në histori u përfshi klasa më e lartë e politikës dhe deshmitë e rreme dhënë përpara prokurorëve të krimeve të rënda kanë vënë në pikpyetje lirinë e 2 deputetëve të Kuvendit.Avokati i Durim Bamit ka gjithsesi një mesazh për të dhënë:Ilir Mata: “Do të kemi brenda dhjetë ditëshit shumë për të shtuar”.