Konkurenca në tregje, problem vjelja e gjobave

Autoritetit i Konkurencës ka ngritur si shqetësim vendimet e gjykatave në lidhje me gjobat e vendosura ndaj kompanive që kanë shkelur rregullat e konkurencës. Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës Lindita Lati deklaroi në komisionin e Ekonomisë se nga gjobat e vëna janë vjelur vetëm 25 % e shumës. Ndërkohë që ngriti si shqetësim përqëndrimin që ekziston në tregun e karburanteve,në tregun e gazit dhe të energjisë elektrike.Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës ka ngritur si shqetësim vendimet e dhëna nga gjykatat për gjobat e vendosura ndaj kompanive.Sipas Lindita Latit për të njëjtat shkelje të kompanive janë dhënë vendime të ndryshme.Gjobat e vendosura nga Autoriteti i Konkurencës janë vjelë vetëm 25% të shumës totale.Lindita Lati: "Nga gjithë ekperienca 10 vjeçare Autoriti I Konkurencës ka vënë 1.4 miliardë lekë gjoba. Janë mbledhur 25 % e tyre. Kemi procese gjyqësore që për të njëjtin vemdi, për dy firma fitohet gjyqi, për një tjetër gjyqi humbet."Ndërkohë që disa nga tregjet që kanë probleme me konkurencën janë karburantet,tregu i gazit dhe i energjisë elektrike.Lindita Lati: Tregu i energjisë, blerja e energjisë për të mbuluar humbjet nga OSHEE ka ankesa të shumta. Në tregun e karburanteve, shqetësimi për të cilën Autoriteti I Konkurencës ka hapur hetimin është mungesa e reflektimi të çmimeve të tregut ndërkombëtar në tregun shqiptar.Të njëjtat shqetësime janë konstatuar edhe nga deputetët e maxhorancës.Erion Braçe: Janë të njëtët njerëz që kontrollojnë stacionet e naftës.Autoriteti i Konkurencës ka prezantuar në komision veprimtarinë e këtij institucioni gjatë 2014 si dhe i është përgjigjur deputetëve në lidhje me shqetësimet e ngritura./Oranews.tv/