Hahn: Tensioni që po shoqëron vendin, pengesë për hapjen e negociatave
Situata e tensionuar politike i ka shqetësuar zyrtarët e lartë të BE, të cilët e kanë përsëritur se një klimë konstante politike është kushti që Shqipëria duhet të përmbushë për të vijuar rrugëtimin e saj drejt BE.Një ditë para takimit të nivelit të lartë Shqipëri-BE, komisioneri europian për zgjerim Johannes Hahn paralajmëron klasën politike se tensioni që po shoqëron zhvillimet në vend do të pengojë procesin e hapjes së negociatave me BE kur kjo t’i adresohet unionit.Johannes Hahn: Do të kem kohë që të diskutoj edhe tensionin e sotëm politik dhe shpresoj që palët të qëndrojnë të angazhuara sepse një klimë konstruktive është kusht për të ardhem europiane të Shqipërisë.Komisioneri përzgjerimin mesa duket do të jetë më i drejtpërdrejtë në takimin e nivelit të lartë Shqipëri-BE kur t’i drejtohet klasës politike me këtë mesazh për të cilin ai tha se padyshim do ta diskutojë.Përfaqësues të lartë të BE janë angazhuar shpesh herë në kriza politike për t’i ulur palët deri në arritjen e një marrëveshje siç ishte ajo e dhjetorit për dekriminalizimin që bëri edhe opozitën që të thyente bojkotin e ti kthehej punimeve të Kuvendit.Në ditën e parë të vizitës në Tiranë Hahn zhvilloi disa vizita formale mes të cilave edhe ajo në Muzeun Kombëtar dhe në xhaminë e Et’hem Beut ku u shoqërua nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.