Nishani në Mal të Zi: Pakicat të gëzojnë të drejtat ligjore
Presidenti i Republikës Bujar Nishani po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku pas takimit me homologun dhe me kryeministrin malazez kërkoi që shqiptarët të gëzojnë të gjitha të drejtat ligjore.Bujar Nishani: “Një cështje e rëndësishme që diskutuam me mikun tim Filip ishte çështja e pakicave kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi dhe të malazesëve në Shqipëri. Në këtë kontekst dëshiroj të theksoj se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e Malit të zit ë ndihen të mirë të përfaqësuar duke u bazuar në Kushtetutën e Malit të Zi, në institucionet qëndërore dhe vendore, duke u respektuar e drejta e pronës dhe e drejta e shkollimit në gjuhën shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare. Sic e vlerësova se zgjidhja e statusit të komunës së Tuzit do të krijojë një hapësirë më të madhe për zhvillim dhe bashkëpunim në këtë zonë.