Treni çokollatë në Paris, ekspozita në 4 vagonë

Udhëtarët e shumtë që prisnin për të udhëtuar me tren në Paris, patën mundësi të shijojnë një ekspozitë vërtet të veçantë dhe të ëmbëlësoheshin me çokollata të ndryshme të vendosura në vagonë epoke.Treni i Çokollatës përbëhet nga katër vagonë të një treni të vjetër udhëtarësh dhe pritet të vizitojë për disa ditë të gjithë stacionet kryesore të Parisit, duke u lejuar vizitorëve të mësojnë mbi historinë e çokollatës, por edhe të shijojnë pasionin e francezëve për të…Vinsent lë Poterin, drejtori i agjencisë hekurudhore franceze, thotë se kjo ekspozitë tregon më së miri dashurinë dhe çmendurinë e francezëve ndaj çokollatës.Në Trenin e Çokollatës do të mund të shijoni edhe skulptura të krijuara në çast me çokollatë. Pastiçieri me famë botërore, Iv Turie, thotë se përmes krijimeve të tij, ai përcjell emocionet që ndien për çokollatën. Edhe pse në karrierën e tij, ai është marrë edhe me akulloret dhe tortat, çokollata mbetet dashuria e parë dhe e përjetshme për të."Punoj me çokollatën prej 50 vitesh, sigurisht që është profesioni im, është profesioni që kam mësuar që në fillimet e mia. Çokollata më ka transformuar, sapo nis të punosh me të, joshesh. Me mua kështu ka ndodhur".Nëse ju qëllon të vizitoni Parisin këtë javë, keni kohë deri të dielën për të vizituar trenin e çokollatës,dhe mund ta gjeni në të gjithë stacionet kryesore. Sigurisht, nëse do të ketë vend.