"I'm Alive" ja kënga që do na përfaqësojë në Eurovizion, Elhaida Dani: Kam dhënë më të mirën
"I'm Alive" kënga me të cilën Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion tashmë është në Youtube. E publikuar vetëm një ditë më parë, 15 mars, kënga ka pasur një shikueshmëri të mjaft të mirë, 108 mijë shikues në një ditë.Elhaida Dani në intervistën e dhënë në RTSH u shpreh se ndihej tepër e kënaqur dhe shpresonte që ta përfaqësonte sa më denjësisht Shqipërinë në këtë event të rëndësishëm muzikor.Duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këngës dhe të këtij klipi Elhaida në postimin e saj në facebook shkruan se është punuar me shumë dashuri me tekst në anglisht dhe në shqip dhe së shpejti edhe në italisht. Video është punuar nga Provideo dhe ka një fabul që për të është shumë e rëndësishme."Në një kohë rekord si kjo kam dhënë më të mirën time, dhe uroj shumë të shpërblej të gjithë ju për besimin që më dhuruat" shkruan Elhaida.
Eurovision Song Contest 2015 do të zhvillohet në Vienë, Austri në datat 19, 21 dhe 23 Maj ku do të marrin pjesë 39 shtete. Ndërsa, pas hedhjes së shortit është vendosur se Dani do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, e cila mbahet më 19 maj.Klipi "I'm Alive"