Feston 100 vjetorin duke notuar me peshkaqenët! (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2015, 21:24
Feston 100-vjetorin e lindjes duke notuar me peshkaqenët. Ideja origjinale i ka shkuar ndër mend stërgjyshes, Xheorxhina Hejud, e cila për ta bërë edhe më të veçantë ditëlindjen shekullore është zhytur nën ujë, sigurisht me një kafaz mbrojtës, rrethuar nga grabitqarët e oqeanit.Ajo e ka përshkruar aventurën si eksperiencën më të bukur në fund të jetës së saj.Por kjo nuk ka qenë sfida e vetme e stërgjyshes guximtare, pasi dy ditë më parë mësohet se ajo është hedhur me parashutë nga një avion, si pjesë e një sërë akviteteve që ka planifikuar të kryejë me rastin e 100-vjetorit.