Dorëshkrimi i Tjuring që theu kodet sekrete të nazistëve në ankand, të ardhurat për bamirësi
Blloku i shënimeve i matematicienit dhe shkenctarit britanik që theu kodet sekrete të nazistëve, Alan Tjuring, do të nxirret në shitje nga shtëpia e ankandeve, Bonhams.Dorëshkrimi 56-faqësh pritet të shitet për një vlerë me të paktën shtatë shifra, sidomos pas shpalljes se një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi më 13 prill në Nju Jork.Kasandra Haton: "Ky është dorëshkrimi më i gjatë i Alan Tjuring, i cili njihet si babai i kompjuterimit dhe gjithashtu është personi që theu kodin e makinerisë naziste Enigma gjatë Luftës II Botërore. Nuk ka dorëshkrime të tjera të tij dhe është pothuajse 100% e sigurt që nuk do të gjenden të tjerë".Dorëshkrimi nuk është ekzpozuar kurrë në publik dhe mendohet të jetë plotësuar prej shkencëtarit britanik në vitin 1942. Në të, Tjuring shkruan mbi bazat e shkencave kompjuterike dhe matematikën.Sipas drejtores së departamentit shkencor të Bonhams, Kasandra Haton, thotë që me punën e dokumentuar në këtë dorëshkrim, Tjuring arriti të ç’kodonte makinën naziste të komunikimit, tek e cila mbështetej një pjesë e mirë e suksesit të deriatëhershëm të ushtrisë hitleriane.Edhe pse dha një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e Britanisë së Madhe në Luftën II Botërore, Tjuringut nuk iu njohën kurrë meritat gjatë jetës së tij, dhe në vitin 1954, vrau veten pasi u akuzua për homoseksualitet, një krim në atë periudhë. Falja për atë dënim iu dha vetëm 60 vjet më vonë. Jeta e tij u përshkrua në film vitin e kaluar, me britanikun Benedikt Kambërbeç në rolin e Tjuring, film i cili fitoi edhe një çmim Oscar për skenarin më të mirë të përshtatur.