Transformimi i Sam Smith, falë librit të ushqimit

Këngëtari Sam Smith duket shumë ndryshe këto ditë. Ndonëse ndryshimi i tij u vu re dukshëm muajin e fundit kur mori çmimin në "Grammy Awards 2015", ai pretendon se ka humbur edhe më shumë peshë. Dhe këtë transformim të pamjes së tij në vetëm 14 ditë ja dedikon librit të ushqimit: “Eat. Nourish. Glow” të Amelia Freer.“ Tri javë më parë takova një grua që ka ndryshuar plotësisht jetën time. Amelia Freer më ka ndihmuar të humb  peshë në dy javë dhe ka transformuar plotësisht marrëdhënien time me ushqimin”- ka thënë Smith.sam