“Ti se meriton”, ja klipi i parë i vëllezërve korçarë Endri & Stefi
Endri dhe Stefi Prifti, të njohur ndryshe si vëllezërit korçarë, kanë sjellë më në fund klipin e tyre të parë. Kënga titullohet “Ti se meriton” me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Rozana Radit, këngë e cila ishte lajmëruar më përpara nga vëllezërit në rrjetet sociale.Përmes një postimi të bërë së fundmi në Facebook, ata kanë prezantuar klipin e tyre të parë që tashmë gjendet në Youtube, si dhe nuk kanë lënë pa falenderuar të gjithë fansat e tyre.“Ne e dimë që njerëzit në këtë dynja kanë probleme dhe halle, ashtu si edhe gëzime e festa! Dëshirojmë që nëpërmjet punës dhe profesionit tonë t'ju përçojmë sado pak disa momente të gëzuara! Ju falenderojmë pa fund për mbështetjen dhe gëzimin që dhe ju na jepni me duartrokitjet dhe vlerësimet tuaja!” Gjithashtu vëllezërit Stefi i ka uruar për këngën e re edhe këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe. Në një postim të bërë në Facebook ajo shkruan:“Më në fund. E meritonte kjo këngë, megjithëse titullin e ka Ti Se Meriton Aktrim po, kendim po e po. Urime edhe sa me shumë të tjera.”
