Luku ndryshe i John Kerryt, sekretari amerikan shfaqet me kostum çiklisti

Me luk ndryshe, tejet sportiv, ky është sekretari amerikan John Kerry. Me kaskë mbrojtëse në kokë dhe me kostum ciklisti, Kerri po bën një pauzë dhe gjithashtu një telefonatë në Lozanë të Zvicrës, vendi ku po mbahen edhe bisedimet bërthamore SHBA- Iran.Nuk dihet se më kë po flet Kerry, por telefonata erdhi teksa Bashkimi Europian dhe Franca po i kërkonin sqarime në lidhje me deklaratën e tij se SHBA do të negociojë me presidentitn sirian Bashar Al Asad për nëj tranzicion politik në Siri.Gjithsesi pavarësisht konfuzionit që përhapi në Europë, Washingron dhe Siri, dhe pavarësisht se ndodhet i impenjuar me biseidmet me homologun iranian Zarif, Kerry duket se nuk lë pas dore aktivitetin fizik.  Një xhiro me biçikletë heq stresin dhe të jep mundësinë e një reflektimi.