Kapen 35 kg drogë në dy autobusë të linjës Vlorë-Brindisi dhe Tiranë-Athinë
Mbi 35 kg lëndë narkotike kanabis janë gjetur në dy autobusë të linjave ndërkombëtare në dy pika të ndryshme kufitare në vendin tonë.Policia bën të ditur se rreth 5.8 kg lende narkotike janë ndaluar pas mesdite nga policia e Vlores. Ka qene pikerisht trageti i linjes Vlorë-Brindizi, ku pas nje kontrolli te imtësishëm nga policia e kufirit dhe nuhatjes së qenve antidrogë është pikasur lënda narkotike e llojit kanabis fshehur brenda nje bidoni me vaj.[caption id="attachment_479588" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Droga e sekuestruar në Vlorë, në autobusin e linjës Vlorë-Brindisi[/caption]Droga ishte e paketuar në 34 cilindra e futur brenda në vaj dhe do dërgohej në Itali, ne formën e një porosie.Policia kufitare ka arrestuar dy shoferët e autobusit të linjës "Hermes Travel", ndërsa po heton për identifikimin e personave përgjegjës.Ndërkohë në Pikën doganore të Kapshticës policia ka sekuestruar 30 kg kanabis në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, me targa KO 7579 B, në pronësi të kompanisë "Ese-Albavel". lënda narkotike ndodhej brenda një cante sportive, ndërsa ende nuk dihet pronësia e saj.
[caption id="attachment_479577" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Droga e sekuestruar në Kapshticë, në autobusin e linjës Tiranë-Athinë[/caption]/Oranews.tv/