Tjetër alarm fals për bombë, pranë Radio Televizionit Shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2015, 13:22
Tjetër alarm fals për bombë alarmon policinë. Këtë herë blutë morën një telefonatë për një valixhe të braktisur para Radio Televizionit në rrugën "Ismail Qemali" . I gjithë perimetri i zonës është rrethuar prej orës 13: 20 minuta.Fillimisht policia bëri kontrollin paraprak me qenin antieksploziv. Më pas bëri shpërthimin e komanduar dhe pas verifikimeve u konkludua se alarmi ishte fals.Në Valixhe nuk kishte pasur lëndë eksplozivi.
(Në foto: Valixhja e dyshimtë pranë RTSH-së)Një ditë më parë pati një tjetër alarm për bombë pranë Prokurorisë së Tiranës por më pas rezultoi se ishte fals.
(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)/Oranews.tv/