Vrasja e Fadil Memës në Itali. Flet djali: Dimë se kush janë urdhëruesit

Djali i Fadil Memës ish oficeri i policisë rrugore i cili u ekzekutua natën mes së enjtes dhe të premtes, në Itali, thotë se e di se kush ka urdhëruar ta vrasë të atin dhe flet për një histori serial vrasjesh, të nisura pas ekzekutimit të biznesmenit elbasanas, Sokol Çapja në 2005."Është një histori e cila deri tani numëron 5 viktima dhe që përfshin 8 familje, njëra kundër 7 të tjerave. Mes viktimave është dhe kunati dhe kushëriri i Fadil Memës" shkruan Repubblica.it"“Jam i sigurtë. Janë ata” citohet të ketë thënë Elton Mema për “Repubblica.it” kur ishte pyetur teksa ndodhej poshtë shtëpisë në rrugën Pavese, Itali. Janë ata që në janar të 2006 tentuan të vrasin babanë e tij në Elbasan, ku jetonin para të vinim në Itali.“Dimë se kush janë urdhëruesit por nuk dimë se kush janë vrasësit, të cilët sigurisht janë shqiptarë” thotë djali.[caption id="attachment_478607" align="aligncenter" width="640"]fadil mema, vendi ku u vra ne itali Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption]Mema i shpëtoi një atentati të dytë në 2009Të dhënat dhe emrat janë në dosjen e policisë që në maj të 2009 hetuan dhe për një atentat të dytë që i ishte bërë ish oficerit të policisë rrugore para bingos Moncalieri.Edhe atëherë ishte hetuar në të kaluarën e familjes por nuk ishte zbardhur asgjë.Në 6 vitet që kishte mundur ti shpëtonte vrasësve, Mema kishte bërë një jetë të rregull.“Megjithatë emri i tij, numri i banesës i telefonit kanë qenë gjithmonë në interent. Kjo bën të vështirë të mendosh se nëse dikush donet ta gjente nuk mund ta kishte bërë deri para të enjtes. Kjo është arsyeja që hetuesit me në krye Luigi Silipo po hetojnë të kaluarën e familjes”.Ajo që ka ndodhur mes 2009- 2015 mund të jetë unaza lidhëse dhe që mungon për të zbardhur vrasjen dhe personin që shkrepi pistolën në sy të bashkëshortes së viktimës.Dikush pa si u vra Fadil MemaDikush tjetër, përveç bashkëshortes së Fadil Memës ka parë vrasësin teksa largohej me një makinë të errët.Së bashku me filmimet e kamerave të sigurisë, dëshmia e tij mund të ndihmojë për të zbuluar mënyrën si autorët e krimit kanë mundur të largohen por dhe të dhëna të rëndësishme mbi personin që ka qëlluar.Dëshmitari ende nuk është prezantuar në polici “por është dikush i cili ka parë të largohet personi që ekzekutoi babanë ti,” siguron Elton, djali i madh i 54 vjeçarit nga Elbasani.Ekzekutori një i vetëm, por ka pasur bashkëpunëtorFadil Mema u ekzekutua me 7 plumba të kalibrit 9 mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes (12- 13 mars 2015) në momentin kur po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë. Sipas hetuesve të shtënat kanë ardhur nga e njëjta pistoletë dhe e njëjta dorë, ndërkohë që hetuesit kërkojnë më shumë se një person që mund të jetë përfshirë në pritën vrasësen.Hetimet janë të lidhura me të kaluarën e Fadil Memës në Shqipëri, për të cilën duke ikur për të jetuar në Itali kishte menduar se i kisht lënë pas, por që në të vërtetë e kishte ndjekur pas deri në Torino, ku dhe u vra.Apeli i Eltonit: Tani mjaft“Mamaja ime ka vuajtur shumë. Edhe motra ime 16 vjece ka parë nga të gjitha. Tani mjaft” thotë Elton. Ndërsa në banesën e tyre janë mbledhur për ngushëllim miq e familjarë.1