Bilal Kola: Aspiroj të jem në Kuvend
Bilal Kola, kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë aspiron të jetë në Kuvend.“E them publikisht Bilal Kola aspiron hapur të jetë në Kuvend. Por të siguroj se, nëse do të jem atje, në mënyrën më absolute të mundshme vetëm nëse ka gjëra të rëndësisë madhore kombëtare mund të më shohësh ndonjë shenja proteste. Por në mënyrën më kategorike të mundshme, nëse do isha 100 vjet jo një mandat, në mënyrën më kategorike nuk do të lejoj njeri të më përdor si pushkë apo si plumb për të bërë maskarada të tilla” tha Bilal Kola i ftuar në emisionin Jamais Vu të gazetarit Mustafa Nano në Ora News. (Minuta 48:00- 49:00 në videon e emisionit te plote Jamais Vu.Kola bëri këtë koment kur u shfaq fotoja që tregonte opozitën duke protestuar në foltoren e kuvendit duke i kërkuar dorëheqjen Ilir Metës për çështjen “Doshi”. Duke komentuar ngjarjen Bilal Kola tha: Në të vërtetë nuk justifikohet kjo performancë e deputetëve në këtë mënyrë"Në krye të institutit të të Përndjekurve Politikë prej korrikut të 2014, beson se projektligji për hapjen e dosjeve është gjëja më e mirë që po bëhet.“Kjo do nxjerri në pak makinerinë përçudnuese të Sigurimit të Shtetit. Qëllimi i ligjit është rehabilitimi moral i ish të përndjekurve politik”.Të përndjekurit janë keqpërdorur nga politika për të marrë votat prej ditësh.“Por nga kryeministri aktual, Edi Rama ka një predispozitë të madhe që moralisht dhe financiarisht të japi ish të përndjekurve atë që meritojnë. Në dy vite kjo qeveri shpërndau 40 milion dollarë tek ish të përndjekurt, ndërsa atë që bëri qeveria tjetër në 8 vite, e cila ndau 44 milion dollarë"/Oranews.tv/